Rama sulmon SPAK-un për hetimet për portin e Limionit/ Tomorri: Mund të jetë një mbrojtje që kryeministri po u bën zyrtarëve të PS

Rama sulmon SPAK-un për hetimet për portin e Limionit/ Tomorri: Mund të jetë një mbrojtje që kryeministri po u bën zyrtarëve të PS

Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama ka sulmuar organet e drejtësisë për vënien nën sekuestro preventive të planit të investimit për portin e Limionit në Sarandë.

Gazetari Klodian Tomorri tha në studion e lajmeve në MCN Tv se arsyet pas justifikimit zyrtar që përdori Rama mund të kenë lidhje me marrëveshje që kryeministri ka bërë me kompanitë që morën koncesioninin për të ndërtuar aty.

Duke vijuar, Tomorri tha se ky reagim mund të jetë edhe një mbrojtje që Rama po u bën publikisht zyrtarëve të PS-së.

Arsyeja formale e deklaruar nga kryeministri ishte ajo e faktit që një gjykatë ka marrë peng sovranitetin e vendit duke bllokuar një investim kolosal për shndërrimin e asaj zone në një zonë turistike. Arsyet mbrapa të justifikimit zyrtare se pse kryeministri e sulmoi këtë vendim të gjykatës për pezullimin, apo sekuestrimin e bazës së Limionit sigurisht mund të jenë të tjera.

Mund të jenë edhe lidhje, apo marrëveshje që Rama mund të ketë bërë me kompanitë që morën koncesionin për të ndërtuar aty, apo mund të jetë edhe një mbrojtje që Rama po u bën publikisht zyrtarëve të PS, njerëzve të tij që kanë firmosu kanë çuar përpara apo kanë bërë të mundur çuarjen para të asaj kontrate koncesionare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy