Anila Kalleshi jep këshilla për të mbajtur në kontroll sëmundjen e diabetit

Anila Kalleshi jep këshilla për të mbajtur në kontroll sëmundjen e diabetit

Dietologia Anila Kalleshin ë “Zgjohu me MCN” ka dhënë disa këshilla për të gjithë ata persona që vuajnë nga diabeti duke treguar se cilat janë ushqimet që duhet të përdorin dhe jo.

Ajo tha se personat që vuajnë nga diabeti duhet të ndjekin një regjim të shëndetshëm ushqimor ku kemi parasysh tre makronutientët që janë karbohidratet, yndyrat dhe proteinat. Sipas saj, vetëm një dietë ideale me ushqime të pastra mund ta mbante nën kontroll këtë sëmundje.

Nuk duhet të shmangë kategorikisht një person që vuan nga diabeti karbohidratet, por duhet të ketë parasysh që të marrë karbohidrate komplekse dhe jo ato të thjeshtat, pra duhet të shmangë bukën e bardhë, çokollatat, reçelrat, makaronat, duke i zëvendësuar këto me ato integrale dhe gjithmonë me një sasi të kufizuar.

Gjithashtu yndyrat janë një tjetër element shumë i rëndësishëm, por dhe ato duhet të jenë me bazë bimore, ku flasim për vajin e ullirit, ato që përbajnë Omega 3 dhe 6, pa harruar salmonin dhe duke shmangur kategorikisht dhjamin e bardhë.

Gjithashtu duhet menaxhuar pesha, këta persona duhet të jenë të kujdesshëm të përzgjedhin yndyra të shëndetshme për të bërë të gjitha proceset fiziologjike dhe proteinat janë shumë të rëndësishme, fasulet, bishtajoret, mishi bardhë apo peshku. Gjithashtu nuk duhet harruar se dhe farat janë shumë të rëndësishme si dhe frutat dhe perimet që duhet të jenë 9 porcione në ditë. një diabetik është quajtur i sëmurë me sëmundjen e pastër sepse duhet të ushqehet pastër.

Diabetikët duhet të bëjnë një jetë të shëndetshme, stil jetese të shëndetshëm, aktivitet fizik sepse vetëm kështu do kishin një jetë larg shqetësimeve. Diabeti prek shumë shikimin dhe përveçse shkatërron të gjitha qelizat që ndodhen në pankreasin tonë, kemi prishje të retinës nga sheqeri i tepërt në gjak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy