Kompania amerikane Moderna po depoziton kërkesën e aprovimit rregullator të emergjencave në SHBA dhe Europë për vaksinën e koronavirusit në mënyrë që të lejohet për përdorim masiv.
Rregullatorët do të shohin të dhënas e vaksinës mARN dhe do të vendosin nëse është e mjaftueshme e sigurtë dhe efektive për të rekomanduar shpërndarjen.
Studimet klinike tregojnë se kjo vaksinë është më shumë se 94% efektive për mbrojtjen e njerzëve nga COVID-19. Ndërkohë edhe Pfizer, që ka një rezultat të ngjashëm ka kërkuar një aprovim nga SHBA.
Në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu e njëjta gjë ka ndodhur nga AstraZebca, Pfizer dhe Universiteti i Oksfordit, që po kërkon leje për aprovim emergjent.
Moderna thotë se shpreson që të marrë miratimin e Mbretërisë së Bashkuar së shpejti, pasi në testimet e saj ku morën pjesën 30 mijë vullnetarë, përfshirë grupe me rrezik të lartë sit ë moshuarit, ajo funksionoi mrekullisht.



