Lukashenko: Nuk ka asnjë ushtar bjellorus në Ukrainë

Lukashenko: Nuk ka asnjë ushtar bjellorus në Ukrainë

“Nuk ka asnjë ushtar bjellorus dhe asnjë plumb të vetëm në Ukrainë”. Është kjo deklarata e bërë nga Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

“Zelensky na fajëson se po luftojmë në Ukrainë. Por unë garantoj se nuk ka asnjë ushtar të vetëm bjellorus atje. Këtë gjë ia thashë dhe Presidentit të Francës, Macron dje! E përsëris fjalë për fjalë, nuk ka asnjë mjet luftarak, mitraloz, granatahedhës apo armë të prodhimit bjellorus. Rusia nuk ka nevojë. Ata kanë municion të mjaftueshëm, gëzhoja, mitralozë dhe njerëz për të trajtuar problemet që dëshiron të trajtojë. Prandaj, mos na i atribuoni këto gjëra”, tha Lukashenko në një komunikim me mediat ditën e sotme.

Po ashtu ai deklaroi se këto ditë rusët dhe bjellorusët që jetojnë në Ukrainë janë duke u gjuajtur, rrahur dhe grabitur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy