Komploti për grusht shteti në Mal të Zi, flet dëshmitari: Më paguan rusët

Komploti për grusht shteti në Mal të Zi, flet dëshmitari: Më paguan rusët

Një dëshmitar kyç në procesin gjyqësor të komplotit për grusht shteti në Malin e Zi pohoi përpara gjykatës se ishte paguar nga agjentë të shërbimeve të inteligjencës ruse për të organizuar rrëzimin e qeverisë.

Qëllimi i këtyre përpjekjeve, sipas Sasha Sindjeliç, ishte të pengohej anëtarësimi i vendit në NATO. Sipas organit të akuzës, Sindjeliç është personi i vetëm që pati kontakt direkt me dy oficerët e shërbimit sekret të Moskës, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, të akuzuar si organizatorët e komplotit që duhet të vihej në jetë ditën e zgjedhjeve, 16 tetor 2016.

Në seancën dëgjimore të transmetuar “live” nga disa televizione malazeze, Sindjeliç tregoi se si kishte vendosur kontakte me Shishmakovin e dha detaje mbi takimet e shumta të tyre në Moskë nga viti 2015 deri në atë pasues, si dhe organizimin e logjistikës së grushtit të dështuar të shtetit.

Në njërin prej mesazheve që mori nga rusi pak muaj përpara zgjedhjeve thuhej: “Boll. Nuk më tolerojnë më. Në Malin e Zi, autoritetet duhen përmbysur. Gjukanoviç me gjithë bandën e tij”.

Sipas hetuesve, të dhënat e të cilëve kanë rrjedhur në media, Sindjeliç ka marrë nga rusët 200 000 euro dhe paratë i ndau më pas me pjesën tjetër të pjesëtarëve të grupit të ngarkuar me vënien në jetë të puçit. Gjyqi në Podgoricë, i mbajtur nën masa të rrepta sigurie, cilësohet si procesi më i madh në rajonin e Ballkanit për shkak edhe të implikimit rus në këto ngjarje. Në të kaluarën, Moska ka qenë jo vetëm kritikuese e ashpër e hyrjes së Malit të Zi në NATO, por jo rrallëherë kishte kërcënuar ish-Republikën Jugosllave nëpërmjet zyrtarëve rusë, që të mos bashkohet me Aleancën Veriatlanike. / TCH / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy