Gjyqi i Senatit kundër Trumpit nis më 8 shkurt

Gjyqi i Senatit kundër Trumpit nis më 8 shkurt

Gjyqi në Senatin amerikan për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me akuzat për “nxitje të kryengritjes” për shkak të dhunës vdekjeprurëse në Kongres, do të nisë më 8 shkurt.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve do të dërgojnë akuzën e "nxitjes së kryengritjes" në Senat të hënën, bën të ditur BBC.

Lideri i shumicës në Senat, demokrati, Chuck Schumer, ka bërë këtë njoftim pasi ka diskutuar këtë çështje me republikanët.

Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi planifikon të dërgojë padinë kundër Trumpit në Senat më 25 janar, për të nisur procedurat fillestare në ditën pasuese.

“Gjyqi do të mbahet në Senatin e Shteteve të Bashkuara dhe do të ketë votim nëse duhet të dënohet presidenti”, ka thënë Schumer në një fjalim në dhomën e Senatit.

Sulmi ndaj Kongresit më 6 janar, nga protestuesit pro Trumpit ka rezultuar me vdekjen e pesë personave, duke përfshirë një zyrtar policor.

Dhuna në Kongres ka shpërthyer pasi Trump ka pretenduar disa herë, pa ofruar fakte, se ai ka fituar zgjedhjet e 3 nëntorit dhe se procesi është manipuluar.

Trump, presidenti i parë amerikan ndaj të cilit janë ngritur dy herë akuza për shkarkim, dhe i pari që gjykohet pasi i ka skaduar mandati, është nisur drejt Floridas më 20 janar, duke mos marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij Joe Biden.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy