Progres-raporti i KE/ Rama: I vetmi udhërrëfyes për ne! Soreca: Të përmbushen të gjitha kushtet

Progres-raporti i KE/ Rama: I vetmi udhërrëfyes për ne! Soreca: Të përmbushen të gjitha kushtet

Një ditë pas zbardhjes së progres-raportit të Këshillit Europian për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca po zhvillojnë një konferencë për median në kryeministri.

Duke nënvizuar për të disatën herë se raporti i progresit është dokument udhërrëfyes, ndërsa të gjitha të tjerat janë pa asnjë lloj vlerë, pasi grupe të ndryshme bëjnë deklarata që janë të lidhura me çfarë hallesh kanë ata në vendin e tyre dhe nuk krahasohen me objektivitetin e Komisionit Europian, Kryeministri Rama nënvizioi se Shqipëria do të ecë përpara pavarësisht hapet apo jo negociatat.

Dua të them se së pari raporti e vulos objektivisht se Shqipëria vjen nga një proces zgjedhor i padiskutueshëm në pikëpamje të integritetit dhe të përputhjes me standardet dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ka ecur me reformat e shtetrrethimit dhe të konsolidimit të proceseve demokratike. Reforma në administratën publike përsëri referohet si një proces që përparon, ashtu edhe për luftën kundër krimit të organizuar. Të drejtat e njeriut rikonfirmohen si vlera më e madhe. Barazia gjinore vlerësohet. Përpjekjet tona për ta përafruar kuadrin legjislativ me BE-në vihen re dhe vlerësohen.

Progresi për një ekonomi funksionale tregu është evident. Këto janë disa nga pikat kyçe. Raporti i Progresit nuk është thjesht një dokument që bën vlerësime pozitive por edhe që nxjerr në pah sfidat dhe problemet që duhen adresuar. Shqipëria nuk është sot një vend që mund të bëhet sot anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Europian edhe sikur të donin ata që nuk duan. Në mbyllje dua të them që ne nuk do të ndalojmë me përpjekjet tona në bazë nëse hapen po jo negociatat. Ne e bëjmë për fëmijët tanë që të jetojnë në një vend me të njëjtën cilësi si në Bashkimin Europian.

Nga ana e tij ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca duke u ndalur tek pikat kryesore të këtij raporti, tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Europian dhe duhet të vazhdohet më tej me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, ambasadori theksoi se duhet vazhduar më tej me përmbushjen e të gjitha kushteve, duke nënvizuar vettingun dhe zgjatjen e tij.

Raporti bazohet tek metodologjia e re dhe është një vlerësim i drejtë i situatës në Shqipëri. janë dhënë meritat që i janë dhënë Shqipërisë dhe janë theksuar ato fusha ku kërkohet më shumë vëmendje. Në përgjithësi thuhet se pavarësisht sfidave në një kontekst të shenjuar nga pandemia, Shqipëria ka bërë përparime me reformat. Shqipëria i ka përmbushur kushtet që ishin vënë nga këshilli. Konferenca e par ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur. Shtyrja ose vonesat do të kenë një ndikim negativ për besueshmërinë e BE.

Në fushën zbatimit të ligjit thuhet se janë bërë përparime në reforma dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo punë për reformat duhet të vijojë dhe në veçanti ne presim që të ketë ecuri. Një çështje që ka shqetësime është liria e fjalës. Atmosfera e sulmeve verbale kundër gazetarëve nuk duhet të vijoj në. Duhet bërë më shumë për të pasur pavarësinë e rregullatorit të medias.

Vetërregullimi i mediave online duhet të sigurohet, qeveria dhe parlamenti duhet të angazhohen. Është vendimtare që Shqipëria të vazhdojë të përmbushë të gjitha kushtet. Fusha kyçe është procesi i vettingut dhe zgjatja e tij. Integrimi evropian po jep rezultate dita ditës. Jemi besimplotë që të gjithë aktorët janë të gatshëm të bëjnë punën e mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy