Ministri Hoxha propozon Ilir Prodën si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Ministri Hoxha propozon Ilir Prodën si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Ministria e Brendshme propozon si kandidat për drejtor të Policisë së Shtetit, Ilir Prodën.

Proda është aktualisht drejtor i Policisë së Elbasanit.

Me një karrierë gati 19 vite në Policinë e Shtetit, Ilir Proda së fundmi mbante prej marsit të vitit të kaluar postin e drejtorit të policisë Elbasan. Proda ka nisur punën pranë unifromave blu në vitin 2005 fillimisht si specialist i policisë kriminale në komisariatin nr. 3. Në 2013 ai emërohet shef komisariati, detyrë të cilën e mbajti gati një vit dhe dy vite të tjera, deri në vitin 2016 shërbeu si shef i komisariatit të Bulqizës.

Në korrik të vitit 2019 pasi merr gradën kryekomisar ai emërohet zv. drejtor për hetimin e krimeve në Korçë.

Ndërsa në 2021 emërohet në po të njëjtën detyrë në policinë e Elbasanit.

Në mars të vitit 2023, pasi mori gradën drejtues, ai u emërua drejtor i policisë Elbasan.

Qeveria do të marrë vendimin për kandidaturën e Prodës në mbledhjen e ardhshme.

"Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ilir Proda dhe vendimi i Qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës", thuhet në njoftim.

Në garë morën pjesë 15 kandidatë, nga të cilët vetëm 11 morën pjesë në intervistimin e komisionit të posaçëm.

Ditën e premte 27.09.2024, Komisioni i Posaçëm i dorëzoi në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar, paraqitur si më poshtë sipas rendit alfabetik:

-Z. Altin Mena

-Z. Ardian Çipa

-Z. Ilir Proda

- Z. Neritan Nallbati

-Z. Skënder Hita

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy