Qori: Nuk mund të hetohen të gjithë rreth Ramës dhe ai jo

Qori: Nuk mund të hetohen të gjithë rreth Ramës dhe ai jo

Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se prova e zjarrit për SPAK-un do të jetë raporti me kryeministrin Rama. 

Ai shprehet se është pozitiv për hetimet ndaj oligarkëve, por kërkon që edhe Rama të përballet me drejtësinë, duke mos përdorur justifikimin se të gjithë rreth tij vjedhin. 

“Prova e zjarrit me SPAK do të jetë raporti me Ramën. A do të ketë hetim dhe akuzë për Ramën? Nuk mund të hetohen të gjithë hajdutët vërdallë Ramës dhe ai jo. Kam pozitivitetin të pres, por shpresojnë të mos dëgjojmë historitë justifikuese të Ramës, që të gjithë vjedhin rreth tij dhe ai jo.

Në dosjet e SPAK po hetohen oligarkët kryesorë të vendit, nga Kastrati, Dulaku, Ulaj, Shtufi, Geci, Gjoka, Ismailaj, Salillari, Samir Mane. Është gjë e mirë që hetohen oligarkët. Pres që edhe ndaj oligarkët të ketë akuza dhe të përfundojnë para drejtësisë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy