“Hape dritaren të largohen kimikatet dhe aroma e keqe”. Sa herë e kemi dëgjuar këtë frazë?
Në fakt një studim ka treguar se kjo është një përpjekje e dështuar, sepse sipas verifikimeve të ekspertëve hapja e një dritareje nuk do të eleminojë kimikatet e pranishme në ajër, në shumicën e shtëpive.
Substancat që mund të shkaktojnë: pluhuri, parfumet, solucionet, gatimi etj., të çojnë zakonisht në hapjen e dritareve për ajrosjen e shtëpisë. Por sa efikas është ky veprim?
Studiuesit publikuan rezultatet në revistën Science Advances. Eksperimentet e kryera konsistonin në testimin e ajrit në një shtëpi.
Të gjitha dyert dhe dritaret u hapën për një periudhë të caktuar kohe dhe pastaj u mbyllën përsëri, në mënyrë që të testohet përsëri cilësia e ajrit (e cila mund të monitorohet vazhdimisht falë një pajisje). Siç pritej, studiuesit zbuluan se përqendrimet kimike u ulën në mënyrë dramatike, pasi dyert dhe dritaret u hapën, por ishin të habitur kur panë që substancat u kthyen në përqendrimet e tyre origjinale brenda disa minutash. Sipas studiuesve, këto kimikate ngjiten në muret dhe sipërfaqet e shtëpisë.



