Ministri i Financave Petrit Malaj njoftoi ditën e sotme, se qeveria ka miratuar aktin normativ me anë të së cilit iu jepen 15 mijë lekë shpërblim familjeve me ndihmë ekonomike dhe personave me aftësi ndryshe.
Në një komunikim për mediat ditën e sotme, ai deklaroi se nga akti normativ përfitojnë 148 mijë persona.
Mbështetje financiare për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike si dhe për personat me aftësi të kufizuar, apo dhe kujdestarët e tyre.
Masa e mbështetjes financiare, në formën e bonusit të fundvitit do të jetë 15 mijë lekë, apo rreth 150 euro.
Në total nga kjo nismë do të përfitojnë rreth 148 mijë e 500 qytetarë me një fond total prej rreth 2.2 miliardë lekës.



