Për gati 15 muaj, Evan Gershkovich ka qenë i izoluar në një burg në Moskë. Sot gazetari i Wall Street Journal (WSJ) doli në gjyq një mijë milje larg kryeqytetit rus në Yekaterinburg, qyteti ku ai u arrestua me akuza për spiunazh ndërsa ishte në një udhëtim raportimi për Wall Street Journal.

Prokurorët pretendojnë se gazetari amerikan kishte mbledhur informacione të klasifikuara për një prodhues rus tankesh pranë Yekaterinburgut në emër të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane. Gershkovich, media e tij dhe qeveria amerikane e kundërshtojnë me forcë akuzën. Nëse shpallet fajtor, dënimi maksimal i mundshëm është njëzet vjet burg.
WSJ ka akuzuar Moskën për dyndjen e amerikanëve në burgjet ruse për t'u shkëmbyer me rusët e burgosur jashtë vendit.



