Agjencia e Mjedisit ka marrë mostra në bregdetin e Zvërnecit dhe rezultatet për të përcaktuar nivelin e ndotjes pritet të dalin në fund të kësaj jave.
Ndotja u shkaktua nga një anije me një kapiten turk që sipas Kompanisë Petrolifera u shkaktua pasi bëri një manovrim të gabuar. Ndërkohë autoritetet kanë pezulluar punën e kësaj kompanie.



