Doda kujton 20 shkurtin e 91-shit: Sot sfida është me korrupsionin dhe arrogancën

Doda kujton 20 shkurtin e 91-shit: Sot sfida është me korrupsionin dhe arrogancën

Deputetja Mesila Doda kujton protestat dhe grevën e urisë së 26 viteve më parë, kur studentët e asaj kohe u bënë protagonistë të një ndryshimi të madh historik.

“Dikush ka shkrepur këtë foto timen në grevën e 20 shkurtit në moshën 20-vjeçare. Nuk e di kush e ka bërë por e falënderoj nga zemra. Dhuratë shumë e veçantë për mua. 
Në kujtim të atyre ditëve...”, shkruan Doda në “Facebook”.

Doda ka postuar edhe një video të asaj kohe, ku flet me emocion për grevën e urisë në vitin 1991 dhe praninë e vajzave në të.

“Kjo video është marrë në fund të grevës së urisë ‘91. Studentja 20 vjeçare në video është shumë larg me të sotmen, por një gjë është e sigurt… 20-vjeçare dhe më shumë se e ndrojtur pati fatin të ishte pjesë e brezit kurajoz që sfidonte sistemin dhe Enver Hoxhën.

Tash pas shumë vitesh sfidat janë të ndryshme, kurajo mbetet, ndërsa frika është vrarë para çerek shekulli…

Sfidat e sotme janë ndaj diktaturave të reja, ndaj korrupsionit dhe arrogancës, sfidë ndaj sistemit politik autokratik e diktatorial që është krijuar dhe që po i merr frymën Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Mesila Doda.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy