
Mjeku Laidon Shapo deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se e sheh të vështirë aprovimin e rritjes së pagës me 35% për mjekët e rinj në Britaninë e Madhe.
Duke folur për grevën prej 4 ditësh në ishull, Shapo tha se rritja e pagës nuk është qëllimi i vetëm i grevës, pasi Unionet që i mbështesin po planifikojnë që tubimet të vazhdojnë deri në vjeshtën e vitit 2024, për zgjedhjet lokale.
Më tej, Shapo tha se greva ka pezulluar takimet me pacientët duke vënë në rrezik dhe jetën e tyre.
Qeveria ka marrë nismën e rëndësishme që brenda 2030 prevalenca e duhanpirjes të bjerë nën 5%. Kjo ndërmarrje me cigaret elektronike është në këtë linjë. Janë dy problematika në një. Ajo që është e rëndësishme, që do zbulohet sot është që për rreth 1 milionë duhanpirës, 1 në 5 të rritur, do fillojë nga nesër marrja e një kiti që tregon si veprohet, sa përdoret një cigare elektronike. Kjo bëhet që personat që pinë duhan mbi 18 vjeç të kenë mundësi të lenë cigaret. Kjo nuk është masë e vetme. Paketa shoqërohet me paketë 400 paund tek gratë shtatzënë. Një nga elementet është që do bëhet presion që të detyrohen prodhuesit e cigareve që në kapap të shkruajnë jo vetëm dëmet e duhanit që nuk kanë ndonjë efekt të madh. Në shtesë do futet dhe një informacion brenda në paketë ku të jepet informacion shtesë për dëmet.
Nuk është hera e parë, është në vijimësi, kjo protestë e mjekëve të rinj. Mjekët e rinj dhe vuajnë më shumë sepse janë të rinj dhe nga pandemia e Covid kanë pasur ngarkesë kundrejt një pagesë relativisht të ulët. Një pjesë shënojnë në pankarta 14 paund në orë. Mjekët e rinj po përdoren për qëllime të reja. Unionet që janë pas kësaj greve thonë që do të vazhdojmë me kërkesat për rritje paga deri sa të arrihen dhe deri në zgjedhjet lokale të 2024. Tregon që rritja e rrogës nuk është qëllimi i vetëm.
Sunak-ut i duhet dhënë ajo që i takon. Në një kohë të shkurtër po bën një sërë ndërhyrjesh në një sistem që është goditur keqas nga pandemia. Rritja e rrogës kërkohet 35%. Është rritje domethënëse. Ka dy probleme madhore, ka mungesë mjekësh. Ulja e numrit të mjekëve dhe kërkesat e shtuara për shërbim rrisin presionin tek ky grup që proteston. Problematika që krijohet se nga protesta e tyre 4 ditore është llogaritur që qindra takime mos të kryhen. Moskryerja sjell rrezik për jetën. Shpresoj që qeveria të bashkërendojë forcat për të gjetur një të mesme. E shoh të vështirë që 35% të aprovohet menjëherë.
Problemet janë të tilla që nuk mund të zgjidhen me masa që janë kundër legjislacioni britanik dhe shqiptar. Mjekët e rinj të sapo specializuar do ishte mirë të vinin për një periudhë kohe të punonin në departamentin e urgjencës, të merrnin informacion dhe për t’u kthyer, duke mbajtur hapur. Nëse vihet në rrugë jo legjitime krijojnë probleme.
Për rritjen e pagave për mjekët në Shqipëri, Shapo tha:
E shoh pozitive me sy të parë. Siç diskutuam grevën dhe kjo gjë hap disa probleme, njëri është se ngjan si karamele para zgjedhjeve. Një problem tjetër është kush përfiton dhe si përfitohet. Ka mjekë specialistë. Ka diferencë, duhet të vihen në balancë kujt i jepen, mos qejf mbetjeve.



