
<p>Bashkëpunëtori i ngushtë i kryeministrit Benjamin Netanyahu, Natan Eshel, njoftoi se ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë Itamar, Ben Gvir, i cili kundërshton marrëveshjen me Gazën, ka dhënë dorëheqjen nga qeveria.</p> <p>Ndërkohë, marrëveshja pritet të firmoset sonte. Një burim i Hamasit i tha faqes palestineze të lajmeve Shebakt Quds se të gjitha mosmarrëveshjet dhe interpretimet që Izraeli ka ngritur në lidhje me disa pika të marrëveshjes janë zgjidhur. E gjithë marrëveshja do të nënshkruhet sot në mbrëmje, raporton Walla.</p> <p>Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, tha se SHBA pret nisjen e zbatimit të marrëveshjes nga e diela.</p> <p> "Ne presim që marrëveshja e Gazës të fillojë të dielën", tha ai në një konferencë për shtyp në Departamentin e Shtetit. Sekretari u ndërpre nga një protestues që akuzoi administratën Biden për 'gjenocid në Gaza'</p>



