4G apo 5G? Demiri: Ne duhet të shohim drejt të ardhmes, shteti duhet të ndërhyjë si rregullator i frekuencave

4G apo 5G? Demiri: Ne duhet të shohim drejt të ardhmes, shteti duhet të ndërhyjë si rregullator i frekuencave

Erion Demiri, ekspert IT në një lidhje skype me MCN Economy duke komentuar për aksesin në internet të shqiptarëve, ndikimin në ekonomi dhe investimet në infrastrukturën përkatëse u shpreh se janë institucionet ato që dushet të kontrollojnë cilësinë e internetit.

Ai tha se në rajon hyjmë tek vendet me cilësi të mirë 4G, ndërsa theksoi se roli i shteti është i qartë dhe se duhet të ndërhyjë si rregullator i frekuencave dhe protokolleve.

E vërteta është se përdorimi i internetit ka ardhur duke u shtuar, këtu futet dhe fakti se kemi një sasi të madhe të shërbimeve online që do të thotë se automatikisht dhe ata që kanë qenë skeptik për përdorimin e internetit tashmë kanë filluar ta përdorin atë, sigurisht që vazhdojmë të kemi dhe problematika.

Në hapësirën që deklarohet është diçka që nuk mund të matet me asnjë lloj eksperti. Janë ISP e mëdha që deklarojmë mbulimin rrjetit dhe institucionet përkatëse duhet të jenë të afta ti kërkojnë llogari këtyre ISP-v. Ne kemi mbulim mjaft të mirë sepse ti mund të kesh hapësira mjaft të mëdha që nuk llogariten njësoj, nuk mendoj se do bëjnë të njëjtat investime, mendoj se në përgjithësi kemi një rrjet goxha mirë të mbuluar nga raportet dhe dëshmitë e personave dhe në raport me rajonin.

Nuk ka rëndësi nëse është 4G apo 5G sepse ne duhet të shohim drejt të ardhmes. Është e qartë që të gjithë ne dhe po tentojmë të shkojmë gjithnjë e më shumë drejt teknologjisë është e qartë që nuk mund ti themi jo një network më të shpejtë.

Shteti nuk mund të imagjinohet asnjëherë jashtë rolit të atij arbitrit jashtë një ndeshje. Infrastruktura kritike është e qartë se janë mjaft të rëndësishme, patjetër që prania e shtetit do të jetë në rolin e rregullatorit për sa kohë që këto autoritete shohin se ka nivel të mirë dhe s’ka problematika të caktuara është e qartë që mund të vazhdojë një treg relativisht i lirë. Me evolimin e tregut, me shërbimet e reja, ato do shihen nga tregu se sa do jenë të nevojshme dhe sa do aplikohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy