
Rruga nacionale Vlorë-Orikum ndodhet në një gjendje të amortizuar, si pasojë e rrëshqitjes të njërit krah. Edhe pse prej 4 muajsh ndodhet në këtë gjendje duke shkaktuar radhë të gjata e stres tek drejtuesit, firma kontraktuese nuk dënjon të marrë masa për rregullimin e saj.



