Vodka “Novichok” tërhiqet nga tregu pas vdekjes së gruas së helmuar nga agjenti nervor

Vodka “Novichok” tërhiqet nga tregu pas vdekjes së gruas së helmuar nga agjenti nervor

Një kompani të Bristol të Britanisë së Madhe zgjodhi një emër “të rrezikshëm” për produktin e saj të ri. Vodka “Novichok” koincidoi me vdekjen e gruas 44-vjeçare që u helmua me këtë agjent nervor pak ditë më parë në Britani. Edhe pse në rrjetet sociale pati reagime negative, sasia e hedhur në treg u shit mennjëherë.

Produkti u hodh në treg në një moment të papërshtatshëm, pasi vetëm një ditë më pas Daën Sturgess vdiq në spital si pasojë e helmimit nga agjenti nervor “Novichok”.

Kompania “Bristol Dry Gin Micro Distillery” bëri të ditur me anë të një deklarate se për produktin ishte punuar prej kohësh, por vendimi për ta hedhur në treg u mor vetëm pas përmirësimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe të bijës.

Kompania tha se pija nuk do të prodhohet më.

Vodka “Novichok” ka 75% alkool dhe është shitur në dy variante.

Kjo nuk është hera e parë që një kompani përpiqet të nxjerrë fitime nga emri i një substance toksike. Pas rastit të helmimit të Skripalëve, disa kompani ruse bënë kërkesa për regjistrimin e markës “Novichok”, mes tyre edhe një prodhues i vajit të lulediellit.  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy