Nuk kanë të ndalur aksidentet e autobusëve urban në Tiranë.
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të kryeqytet.
Një autobus urban i linjës së Kombinatit është përplasur me një autobus tjetër, pranë “Piazzës”.
Mësohet se në vendngjarje ka disa të plagosur lehtë, ndërsa ka mbërritur edhe policia.



