
Figura e presidentit rus, Vladimir Putin, sipas të ftuarve në emisionin e sotëm “Të Paekspozuarit”, në MCN Tv, është një figurë e cila solli në këtë gjendje lufte, me egon e tij të errët.
Për ish-ministren e Jashtme të Shqipërisë, Mimi Kodhelli, Putini është një njeri i izoluar, i cili nuk lë vend për komunikim, kurse për ish-ministrin e jashtëm të Kosovës, Putini identifikohet me një intuitë prej të çmenduri.
Mimi Kodheli:
Ajo që mund të them është fakti se Putini është një njeri i izoluar, i cili komunikon me shumë pak njerëz, nuk lën kanale komunikimi me botën përtej asaj ruse, ka një enigmë të madhe se si komunikon ky. Kanalet e komunikimit kanë qenë më rëndësi edhe në anët më të errëta të historisë.
Enver Hoxhaj:
Putini është i barabartë me demonët e tjerë që kanë ekzistuar, Ai Evropën e sheh si një shtëpi prej kartoni, intuita e tij është një intuitë e një të çmenduri.



