“Shqetësim për përhapje të konfliktit”, Milo: SHBA e mbështet Izraelin, por s’mund të pajtohet me këtë tejkalim veprimesh  (VIDEO)

“Shqetësim për përhapje të konfliktit”, Milo: SHBA e mbështet Izraelin, por s’mund të pajtohet me këtë tejkalim veprimesh (VIDEO)

Duke komentuar turin e Blinken-it në Lindjen e Mesme, ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se Uashingtoni është i shqetësuar se konflikti mund të përhapet në rajon. Milo vë në dukje se Izraeli ka kapërcyer masën e veprimeve, dhe SHBA tanimë s’mund të pajtohet me këtë tejkalim, pasi është vënë përballë reagimit ndërkombëtar për ndaljen e masakrës. Sipas historianit, objektivat e Izraelit shkojnë përtej atyre të shpallura, dhe po kërkohet të shkatërrohet jo vetëm Hamasi, por gjithçka që është e lidhur me Palestinën dhe palestinezët.

Janë të gjitha gjasa që ai konflikt të ketë përshkallëzim, sepse deri tani kemi pasur vetëm veprime dhune, që rrezikojnë të përhapen jo vetëm në konflikt mes palestinezëve, Hamasit dhe Izraelit, por edhe rreth e rrotull rajonit, dhe kjo është arsyeja pse SHBA dhe gjithë komuniteti ndërkombëtar janë të shqetësuar dhe të përpiqen të bëjnë ç’është e mundur, e para që konflikti të mos përhapet dhe ta mbyllin konfliktin sa më parë të jetë e mundur. Kjo është arsyeja pse Blinken shkoi për të katërtën herë. Sepse SHBA-të e dinë që duhet të investojnë shumë që të mos kapërcejë kufijtë, sepse Irani është shumë i angazhuar. E kanë këtë frikë SHBA-të. Irani mund të themi që është në lojë sepse mbrapa këtyre organizatave me kohë ka qenë Irani. Po u fut Irani hapur në konflikt, kjo s’dihet ku ndalet pastaj. Ka edhe shtete arabo-myslimane rrotull që kauzën Palestineze e kanë të tyren.

Nuk janë vetëm shtete të tilla si Turqia, që afishon hapur qëndrimin pro Palestinez dhe është aktor i rëndësishëm në rajon. Një nga stacionet e Blinkenit ishte edhe Turqia. Mesdheu Lindor, Turqia, Greqia, janë afër rajonit. Në një moment të dytë mund të përfshihen në konflikt. Po ashtu kë ata që sulmojnë në Detin e Kuq, një organizatë ekstremiste që godet anijet amerikane, dhe jo vetëm. SHBA-të janë në një dilemë, padyshim mbështesin fuqishëm Izraelin, qoftë për arsye strategjike ose arsye të brendshme, për shkak të lobit izraelit, janë të detyruar që të mbajnë qëndrime në mbështetje të Izraelit, Por ka një gjë, kur Izraeli kapërcen masën e veprimeve, siç ka bërë tani, me viktimat e mëdha njerëzore, SHBA-të s’mund të pajtohen me këtë tejkalim, sepse edhe ato vihen përballë një reagimi ndërkombëtar për të ndalur masakrën. Sepse e dinë që një përshkallëzim i konfliktit do t’i angazhonte në një përpjekje më të madhe dhe të kushtueshme. Armëpushimi është i domosdoshëm, është një hap për të krijuar frymëmarrje, që të diskutohen zgjidhje të qëndrueshme dhe për t’i ardhur në ndihmë popullsisë në nevojë.

Është e nevojshme për një armëpushim të gjatë, që t’u japë mundësi palëve dhe ndërmjetësve ndërkombëtarë që të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje. Izraeli do siguri, garanci, që ajo që ndodhi të mos ndodhë më. Netanjahu e ka deklaruar që do t’i shkojë deri në fund, për ta shkatërruar Hamasin. Kam përshtypjen që Izraeli do të shkojë përtej këtij objektivi që afishon. Kam përshtypjen që ai kërkon të shkatërrojë nga themelet gjithçka që është e lidhur me Palestinën dhe palestinezët”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy