Kronika e zezë ‘pushton’ Shqipërinë/ Bregu: Shqetësim sigurimi i lehtë i armëve, ekonomia ndikimi kryesor

Kronika e zezë ‘pushton’ Shqipërinë/ Bregu: Shqetësim sigurimi i lehtë i armëve, ekonomia ndikimi kryesor

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në Zgjohu me MCN ka komentuar për ngjarjet e kronikës së zezë që kanë ‘pushtuar’ vendin tonë, ku mori si shembull dhe krimin e fundit të ndodhur në Shkodër.

Ai tha se një problem shqetësues në Shqipëri mbetet fakti që këtu tek ne armët gjenden kaq lehtë sa më shpejt të vjen porosia në shtëpi e pistoletës, sesa pica, ku pjesën më të madhe të armëve e marrim nga Kosova në shkëmbim të drogës.

Sipas  tij një gabim që bëhet shpesh dhe nga mediat është pothuajse çdo krim në familje trajtohet si krim pasioni, por që nuk ka lidhje, mendoj se çdo gjë vjen nga ekonomia.

Ka një gjë në Shqipëri që mbetet shqetësim më shpejt gjënë një pistoletë se të vjen porosia e picës. Ka aq kërkesa në tregun e zi për armë saqë s’di ç’të them, dhe shqetësim është bashkëpunimi i grupeve kriminale me Kosovën që bëjnë shkëmbimin e drogës me armë.

Dashuria tani jo që po vret, por po vret pa asnjë kurrfarë koncepti sepse ne ndonjëherë i trajtojmë dhe ëmbël si krime pasioni, por nuk janë të tillë, është tipike e një historie që ka kapluar një pjesë të madhe të familjeve shqiptare ku bashkëshortët punojnë dhe burrat vegjetojnë.

Më tej ai shtoi se ngjarja e Shkodrës nuk është një krim pasioni sepse nuk është në kuadër të një dashurie.

Kam një ide që në Shqipëri çiftet që kanë një diferencë të madhe moshe nuk mund të ecin, qoftë kjo nëse mashkulli mund të jetë më i madh apo më i vogël.

Paragjykimet duhen hequr sepse gjithkush mund ta ndërtojnë jetën si do, por në Shqipëri këto martesat me fëmijë nga një martesë tjetër ndikon shumë familja e të dyja palëve etj etj.

Në rastet e divorcit këtu te ne të dyja palët kthehen në masa ekstreme, nuk lejohen të takohen fëmijët. Është çështje kulture, por faji është dhe i medias që e trajtojmë si pasion sepse nuk ka pasion në të tilla raste.

Ai vjen si rezultat i kërkesës së bashkëjetueses për ta prishur këtë lidhje, por se në çfarë rrethanash është biseda mes tyre nuk dihet se debatin më të madh ata e kanë bërë në prani të njeri tjetrit dhe nuk do e dimë se çfarë kanë pasur në thelb të debatit.

Ajo që del është se një prej tyre nuk punonte sepse duhet parë dhe ekonomia, jeta nuk është kaq e ëmbël si e paraqet kryeministri, paraja e bënë njeriun e lumtur dhe patjetër që ekonomia ndikon.

Por dihet që prej vitesh familja shqiptare është në krizë, dhe kur je në minimum jetik nuk ka histori dashurie fare. Dy ngjarjet e Shkodrës, janë të dy djem që s’kanë fare lidhje me krimin, si i gjetën pistoletat, sa thjeshtë në çfarë mënyre.

Pastaj lidhemi me pjesën e shëndetit mendor që kapërcen çdo gjë, ne kemi problematika si shoqëri nga shëndeti mendor por nuk kurohemi. Kosova ka një numër të madh armësh nuk e di se si hyjnë dhe ne pjesën më të madhe e të tyre e marrim nga Kosova duke e shkëmbyer armën me drogë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy