Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi u fronëzua mesditën e së shtunës, në Katedralen Ngjallja e Krishtit.
Në fjalën e tij Kryepeshkopi Pelushi falënderoi martirët e lirisë që përhapën dritën e besimit, duke thënë se diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë zemrat e besimit.
Në kohë kritike Perëndia vizitoi kishën tonë, nderoj kujtimin e paraardhësve të mi, në listën e gjatë përmend dy personalitete të shquara.
Im Zot Fan Noli, ishte njeriu i duhur, i pajisur nga perëndia me talente të jashtëzakonshme, dha kontribut për ndërgjgjësimin kombëtar. Në kohë rekord ai pajisi kishën me librat kryesorë.
Në fund të shekullit XX ku kisha ortodokse u gjet e rrënuar, perëndia dërgoi një tjetër person të ndritur kryepeshkopin Anastas që bëri të mundur rindërtimin e saj.
Predikimi i tij ka qenë dashuria dhe respekti për çdo qenie njerëzore, frymë që duhet të ruajmë. T’u themi faleminderit e t’u jemi mirënjohës.
Përpjekja dhe përqëndrimi ynë, ruajtja dhe mbrojtja nga Perëndia, forcimi i unitetit brenda kishës nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj.
Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të shtetit shqiptar dhe atij grek, si dhe të ftuar nga 13 Kishat Ortodokse të botës.
Në ceremoni morën pjesë Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu dhe Kryetari i Këshillit Ndërfetar, Dom Gjergj Meta.
Greqia u përfaqësua nga ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias dhe ministrja e Edukimit dhe Fesë.
Fronëzimi i Kryepeshkopit Joan Pelushi, u ndoq edhe nga qindra besimtarë.
Pas fronëzimit të sotëm, të dielën Kryepeshkopi do të mbajë në Katedralen Ngjallja e Krishtit shërbesën e parë si kryepeshkop i fronëzuar.



