
Tensionet në veri të Kosovës, dukshëm janë rritur ditëve të fundit.
Serbët lokal kanë bllokuar rrugët, sulmuar forcat e EULEX, duke sjellë kësisoj edhe reagimin e ndërkombëtareve.
Agim Krasniqi, sekretar i Institutit Shqiptar për Gjeopolitik, në një komunikim për “MCN live”, në analizën e tij, vlerësoi së në këtë gjendje nuk ka më sens vetëm diskutimi politik, por për më tej, cenimi i sigurisë rajonale.
Çështja politike më nuk është në tavolinë, sepse veprimet e komunitetit serb në atë pjesë e kanë cenuar sigurinë rajonale dhe se pikërisht për këtë Serbia është tanimë e izoluar, sepse ka marrë nga të gjitha mekanizmat ndërkombëtar nga SHBA dhe institucionet e BE kanë dhënë kritika për veprimet e saj.
Tani Serbia është ë vetmuar dhe e izoluar dhe se fillimisht duhet të rregullohet çështja e sigurisë dhe se besoj se qeveria e Kosovës do ta përdor këtë momentum dhe do të kërkoj nga institucionet ndërkombëtare siç janë Eulex dhe KFOR në Kosovë që t’i asgjësoj jo në kuptimin fizik por tu pamundësoi veprimin e grupeve kriminale mafioze të cilat bëjnë edhe presion te komuniteti serb, në mënyrë që të krijohen kushte të vazhdimit të bisedimeve rreth një marrëveshje të mundshme.
Megjithëkëtë, për Krasniqin, qeveria e Kosovës, për herë të parë ka arritur të shtrijë institucionet e sigurisë së saj, në veri të vendit, me komunitet shumicë serbe.
Kjo e ka forcuar pozicionin e qeverisë së Kosovës, pavarësisht se ka zëra të kundërt.
Për herë të parë tani institucionet e sigurisë së Kosovës, janë shtrirë në atë pjesë dhe kontrollojnë tërë territorin sa i përket sigurisë.
Ka një vakum institucional sa i përket shërbimeve të cilat qytetarët duhet ti marrin nga institucionet publike në atë pjesë, mirëpo po shpresojmë që këtë vakum do ta plotësoj EULEX në të ardhmen, sepse strukturat shqiptare qe do duhej të plotësonin ato pozicione është e pamundur sepse do të kishte një reagim të komunitetit serb dhe do të eskalonte situata akoma me shumë.
Pra çështja e sigurisë është në pyetje dhe nuk ka më çështje politike aty dhe përderisa situatë është e tillë, atëherë do të trajtohet vetëm siguria në këtë fazë të ditës.



