Resuli: Ulja e numrit të bagëtive reflektohet në çmimin e qumështit! Subvencionimi për grurin, i papërfillshëm (VIDEO)

Resuli: Ulja e numrit të bagëtive reflektohet në çmimin e qumështit! Subvencionimi për grurin, i papërfillshëm (VIDEO)

Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli tha në studion e lajmeve të MCN Tv se ka gati një përgjysmim të gjedhëve dhe bagëtisë së imët në vendin tonë.

Duke vijuar logjikën e tij dhe duke risjellë në vëmendje shifrat e INSTAT, Resuli tha ulja e numrit të krerëve ka nxitur rritjen e çmimit të qumështit pasi ka mungesë të lëndës së parë.

Më tej, Resuli theksoi se kriza pasi ka kapluar fermerëve të vegjël po i afrohet fermave të mëdha duke shtuar se ky sektor mbështetet me skema lëmoshë.

Shqipëria  është në vitin e tretë që ka vështirësi në prodhimin  e qumështit, në vitin e dytë çmimet janë reflektuar, ka qenë kambanë që fermerët kanë pasqyruar përmes protestave dhe shqetësimeve dhe mënyrën si mund ta rregullojmë. Është për të ardhur keq se këto kërkesa kanë rënë në vesh të shurdhët. Industria e përpunimit të qumështit ka problematikë të mungesës së lëndës së parë.  Ka rënie të numrit të krerëve deri në përgjysmim, tek gjedhët dhe tek të imtat dhe kjo ka reflektuar në çmime ku sot shitet gati 2 mijë lekë për 1.4 litra qumësht. Një fermë e e falimentuar është e vështirë të vihet në punë. Kërkesat kanë qenë të drejtpërdrejta, ka pasur shoqata që janë ulur me ministrinë por qeveria nuk e ka në fokus bujqësinë dhe blegtorinë përpos propagandës.

Nëse do i referohemi INSTAT do të shohim që nga viti në vit kemi një rënie që shkon nga 70 mijë në 100 mijë krerë. Blegtoria ka pësuar përgjysmim, sot gjenden 336 mijë krerë.

Kriza ka dëmtuar fermerët e vegjël po i afrohet fermave të mëdha që kanë kafshë të përmirësuara gjenetikisht. Përderisa fermat e mëdha kanë filluar të ndiejnë problematikat do të thotë që kolapsi dhe sektori i blegtorisë në prag falimentim. Ministria e Bujqësisë duhet të ishte në gjendje alerti dhe duhet të kishte një plan që në këtë vend mos të zhduken kafshët e prodhimit të qumështit.

U bë viti i 4 që fermerët dhe blegtorët mbështeten me skema lëmoshe siç është rasti i skemës kombëtare.

Skema mbështetëse është 5 milionë lekë, ndërkohë që një fermer paguan 10 milionë lekë vetëm energjinë, nëse do ishte në Kosovë ose RMV (ata implementojnë të njëjtat skema dhe kanë rritje të numrit të krerëve, ajo skemë ka dhënë një zgjidhje dhe blegtori ndihet më i sigurte), një fermë e tillë do financohet me 80-85 mijë euro në vit..

I ndalur tek kërkesat e fermerëve dhe tek hapat e tyre të mëtejshme, Resuli tha se prej 5 vitesh ky sektor ka lobuar për interesat e veta dhe të konsumatorëve duke shtuar se protestat kanë qenë vetëm një mënyrë e ngritjes së zërit.

Më tej, Resuli bëri thirje që opozita t’i suportojë fermerët në kërkesat e tyre.

Në 5 vitet e fundit fermerët e blegtorët para miratimit të buxhetit kanë lobuar për interesat e tyre dhe konsumatorëve. Konsumatori e paguan me 500 lekë të vjetra më shtrenjtë qumështin. Mos mbështetja e fermerëve ka sjellë faktin që konsumatori do paguajë më shumë. Do flasim dhe do shohin se çfarë zgjidhje mund të kemi për tu dëgjuar nga qeveria dhe për tu marrë në konsideratë. Pjesa më e madhe e fermerëve që kanë protestuar e kanë mbyllur. Protestat janë një formë, kemi pasur dhe takime.

Ne nuk jemi në sinkron me opozitën, opozita duhet të na bindë edhe ne, të na suportojë edhe në protestat tona. Ti marrin problematikat tona e ti bëjë kauzë apo të mos miratojë ligje. Opozita të suportojë kauzat e fermerëve.

Më tej Resuli tha se subvencionimi që jep qeveria për fermerët që kultivojnë grurë është i pamjaftueshëm dhe se këta të fundit e shohin me mospërfillje.

Nuk është vetëm gruri problematika e bujqësisë. Gruri ka qenë elementi bazë i bukës. 66% të nevojave që plotësojmë nga importet i kemi me tregun rus. Ndikimi i luftës nuk na ka prish ndonjë treg të madh me Ukrainën se furnizimet i kemi pasur me tregun rus. Ministria e Bujqësisë vazhdon me lojën që po suportojmë diçka, por pa bërë analiza. Prodhuesit e grurit janë aq mosbesues sa ditën e  parë ka pasur vetëm 700 aplikime. Ata që bëjnë këtë kulturë nuk e shohin 300 mijë lekëshin si zgjidhje. Ata nuk arrijnë dot me 300 mijë lekë të blejnë ushqyesin e tokës, farën apo të kryejnë plugimin.

Duke marrë në tërësi që kostot për prodhimin një hektari i kalojnë 2.5 milionë leke subvencionimi është i papërfillshëm. Do ishte me interes të lartë nëse skema do të ishe më e lartë.

U tha që u ankorua në port një anije me grurë, çmimi nuk u reflektua. Kemi një Bord për riparjen e çmimeve, por ai është me grupin e interesit që i intereson çmimi i lartë. Bordi ka konflikt interesi përsa i përket ndërtimit strukturor të tij, pasi tregtarët gjendjet pjesë e bordit. Atyre nuk i intereson as qeverisë. Ai bord kthehet në favor në qeverisë sa të konsumatorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy