Qeveria e re, Kume: Rama nuk do të zgjedhë emra që kanë mbi supe ngarkesa të mëparshme

Qeveria e re, Kume: Rama nuk do të zgjedhë emra që kanë mbi supe ngarkesa të mëparshme

Gazetari Mariglen Kume thotë se ministrat e qeverisë së re nuk pritet të jenë emra të njohur të PS. Deri tani është konfirmuar vetëm emri i kryeparlamentares Elisa Spiropali, ndërkohë sipas tij, politikanët e vjetër socialistë nuk preferojnë të jenë pjesë e kabinetit të ri.  

Mendoj që kryeministri është vërtet udhëheqësi i ideve, por nëse i nënvlerësojmë kaq shumë ministrat, i shmangim ata nga përgjegjësia. Çdo ministër bën një tentativë për t’i dhënë fytyrën e tij institucionit që ai drejton. 

 

Burimet thonë që Spiropali është konfirmuar si kryetare e Kuvendit. Për të tjerët pak informacione ka. Është edhe diçka tjetër. Shumë nga politikanët e vjetër nuk e kanë shumë me qejf sepse kanë frikë nga SPAK. Por unë kam përshtypjen se Rama do të zgjedhë emra që nuk kanë mbi supe ngarkesa të mëparshme. Presim një kabinet 70% me të rinj që nuk kanë qenë asnjëherë. 

 

Kume tha se partitë e vogla, të cilat për herë të parë arritën të çojnë përfaqësues në Parlament, mund ta bëjnë më diverse frymën në sallën e institucionit ligjvënës. 

 

Do e bëjnë më divers ambientin e Parlamentit. Pres një parlament më me peshë. Por nga ana tjetër kam frikën që ky fakti që maxhoranca synon anëtarësimin e plotë brenda 2023 kjo do të bëjë që në Parlament të shkojnë disa ligje me shpejtësinë e erës dhe nuk do të kenë kohë t’i shqyrtojnë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy