Dhoma e Avokatisë: Dënojmë gjuhën denigruese të prokurorit të SPAK-ut! Kërkojmë analizë nga KLP e KLD

Dhoma e Avokatisë: Dënojmë gjuhën denigruese të prokurorit të SPAK-ut! Kërkojmë analizë nga KLP e KLD

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë ka dënuar gjuhën fyese ndaj avokatit në sallën e gjyqit, gjatë procesit “Plumbi i Artë”. Dhoma e Avokatisë thotë se prokurori i SPAK Behar Dibra ka denigruar personalisht avokatin Gentjan Rumano, duke shkelur parimet e procesit të rregullt ligjor. 

“Ajo dënon me forcë gjuhën e papërshtatshme, fyese dhe denigruese të përdorur nga përfaqësuesi i organit të akuzës Prokuroria e Posaçme (SPAK), z. Behar DIBRA, ndaj avokatit Gentjan RUMANO, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë. Fyerjet dhe denigrimi personal i një avokati në ushtrim të detyrës përbëjnë jo vetëm cenim të rëndë të dinjitetit profesional të tij, por edhe një shkelje flagrante të parimeve të procesit të rregullt ligjor dhe barazisë së palëve në një gjykim”.

Sipas Dhomës së Avokatisë nuk kemi të bëjmë me një Qëndrim të izoluar nga përfaqësuesit e akuzës, pasi janë raste të përsëritura. 

"Fatkeqësisht, Dhoma konstaton se ky nuk është një qëndrim i izoluar, nga përfaqësuesit e akuzës, qoftë në proçesin në fjalë ashtu edhe në proçese të tjera. Këto raste, të përsëritura, për më tepër të bëra në prani dhe përpara trupit gjykues, reagimi i të cilëve lë shumë për të dëshiruar, tregojnë për një sjellje të qëndrueshme fyese dhe përçmuese ndaj përfaqësuesve të mbrojtjes dhe një model të qëndrueshëm komunikimi jo-etik, që cenon funksionimin e rregullt të drejtësisë, minon barazinë e palëve dhe dëmton imazhin institucional të prokurorisë por edhe të gjithë sistemit të “Drejtësisë së Re”, që nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet".

Dhoma e Avokatisë thotë se do të ndjekë me vëmendje të plotë zhvillimet përkatëse për këtë ngjarje dhe kërkon nga KLP dhe KLD të marrin në analizë rastin konkret. 

"Çdo formë denigrimi apo fyerjeje përbën jo vetëm një cenim të dinjitetit individual të avokatit, por edhe një dëm të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë juridike dhe standardeve demokratike të një procesi të rregullt ligjor. Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë dënon, me vendosmëri, çdo sjellje që bie në kundërshtim me parimet e barazisë së armëve, respektit reciprok dhe të drejtës për mbrojtje efektive, e për rrjedhojë ajo do të ndjekë me vëmendje të plotë zhvillimet përkatëse për këtë ngjarje dhe kërkon nga organet kompetente (Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë) të marrin në analizë me përgjegjësi rastin konkret."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy