Greqia do të nisë kërkimet për naftë dhe gaz në Jon

Greqia do të nisë kërkimet për naftë dhe gaz në Jon

Greqia ka përcaktuar hartat dhe koordinatat e zonave ku pritet të kryejë kërkime për hidrokarbure në detin Jon. Në numrin e radhës së Gazetës Zyrtare, është publikuar edhe vendimi i ministrit të Energjisë, Jorgos Stathakis.

Dy zonat kryesore janë ajo në ishullin e Kretës dhe në afërsi të ishullit të korfuzit.

Zona që përfshin detin Jon gjendet në hapësirën midis pjesës veriore të ishullit të Cefalonias dhe pjesës perëndimore të ishullit të Korfuzit.

Më herët këtë muaj, qeveria greke shpalli tenderin përkatës, ndërsa deri më tani dy janë kompanitë që kanë shprehur interesim, raporton NOA.

Dy vitet e fundit Athina ka intensifikuar përpjekjet për vënien në eficencë të zonave detare ku mendohet se ka rezerva mjaft të pasura nafte dhe gazi.

Ndërkaq, ende nuk është operuar me zonën numër 1, që ndodhet në veriperëndim të ishullit Korfuzit, për shkak të problemeve që kanë rezultuar menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Marrëveshja që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe që vazhdon të mbetet një pikë mjaft e nxehtë fërkimi në raportet Athinë-Tiranë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy