Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali. Një i ri shqiptar, 25 vjeç, banues prej disa kohësh në Moretta, ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale.
Sipas mediave të shtetit fqinj, ai vdiq teksa po riparonte një llambë në banesën e prindërve të tij.
Megjithëse trupi i të riut u transportua me helikopter dhe pavarësisht përpjekjeve për ringjalljen e tij për një orë, ishin pa dobi.
“La Stampa”, shkruan se përveç gruas së tij dhe prindërve, i riu la pas edhe një motër më të vogël.



