Emigracioni i paligjshëm drejt SHBA, Meksika njofton mbylljen e tunelit sekret

Emigracioni i paligjshëm drejt SHBA, Meksika njofton mbylljen e tunelit sekret

Një tunel sekret ndërkufitar i përdorur për të kontrabanduar emigrantë mes SHBA-së dhe Meksikës do të mbyllet, kanë thënë autoritetet meksikane të kufirit. Tuneli që lidh Ciudad Juarez në Meksikë dhe El Paso në Teksas, dy qytete në dy anët e kufirit, me një gjatësi 300 metra, ishte i kamufluar nga një sistem kanalizimesh dhe u zbulua vetëm javën e kaluar - pavarësisht se sipas përllogaritjeve mund të jetë dashur të paktën një vit për t’u ndërtuar.

Hetuesit tani po shqyrtojnë nëse zyrtarët lokalë kishin dijeni për ndërtimin e tij. Siguria është rritur në të dy anët e kufirit përpara inaugurimit të Donald Trump, i cili është zotuar të nisë dëbimet masive të emigrantëve të paligjshëm sapo të marrë detyrën. Tuneli ishte përforcuar me trarë druri për të parandaluar shembjet dhe ishte i pajisur me ndriçim dhe ajrim.

Tuneli u zbulua më 10 janar, pasi agjentët e patrullës kufitare të SHBA hoqën një pllakë metalike që mbulonte vrimën e hyrjes në tunel dhe më pas njoftuan homologët e tyre meksikanë për ekzistencën e tij.

Fluksi i emigrantëve nga Meksika në SHBA ka lënë në hije marrëdhëniet midis dy fqinjëve dhe u bë një çështje përcaktuese e garës për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2024 që kulmoi me fitoren e Trump vitin e kaluar.

Bastisjet për të arrestuar dhe deportuar emigrantët që jetojnë në SHBA ilegalisht mund të fillojnë që të martën - një ditë pasi Trump të kthehet zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë - sipas mediave amerikane.

Nën presionin diplomatik të SHBA-së, Meksika ka kryer goditjen e saj më të madhe ndonjëherë të emigrantëve, duke transportuar me autobus dhe aeroplanë migrantë jo-meksikanë në jug të vendit, larg kufirit të SHBA-së.

Por Trump bëri fushatë me premtimin për të mbyllur kufirin SHBA-Meksikë dhe kërcënimi i tij për të vendosur tarifa 25% u pa si një përpjekje për ta detyruar Meksikën të bënte më shumë për të ndaluar emigrantët pa dokumente që të arrinin kufirin jugor të SHBA.

Në përgjigje, presidentja e zgjedhur rishtazi meksikane, Claudia Sheinbaum, ka thënë se do t'i kërkojë SHBA-së të ndërmarrë veprime për të ndaluar fluksin e armëve që kontrabandohen nga SHBA në Meksikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy