
Shtetet e Bashkuara do t'i dërgojnë Ukrainës 350 milionë dollarë në armë dhe pajisje.
Lajmi u konfirmua nga sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken me anë të një deklarate.
Paketa e fundit e ndihmës përfshin një sasi të madhe të llojeve të ndryshme të municioneve, të tilla si raketa për sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (Himars).
“Bota nuk duhet të mashtrohet nga asnjë lëvizje taktike e Rusisë e mbështetur nga Kina”, tha sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken duke komentuar vizitën e Xi Jinping në Moskë.
Më tej Blinken shtoi:
Vizita e Xi Jinping në Moskë pas urdhrit të arrestit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë sugjeron se Kina nuk mendon se Kremlini është përgjegjës për mizoritë në Ukrainë.



