
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke folur në samitin e NATO-s, ka thënë se aleanca mund t'i sigurojë Ukrainës 1% të të gjitha tankeve dhe avionëve të saj.
Presidenti kujtoi se Ukraina kishte aplikuar për avionë luftarakë dhe tanke, si në baza të rimbursueshme dhe jo të rimbursueshme, për të parandaluar vdekjet midis popullsisë së saj dhe për të zhbllokuar qytetet e rrethuara dhe të pushtuara nga trupat ruse.
"Por ata nuk na dhanë asgjë… Kjo është gjëja më e keqe gjatë luftës, të mos kemi përgjigje të qarta për kërkesat për ndihmë. Ukraina nuk e ka dashur kurrë këtë luftë. Dhe nuk dëshiron të luftojë me vite. Ne thjesht duam të shpëtojmë njerëzit tanë. Ne duam të mbijetojmë! Si çdo popull, ne kemi të drejtën për këtë. Të drejtën për jetën. Të drejtën për këtë përqindje", tha Zelensky.
"Unë nuk e fajësoj NATO-n. Ju nuk duhet ta bëni. Nuk janë raketat dhe bombat tuaja që po shkatërrojnë qytetet tona. Sot kishte bomba fosfori. U vranë edhe të rriturit edhe fëmijët. Unë vetëm dua që ju ta dini: Aleanca ende mund të parandalojë Ukrainasit nga vdekja nga sulmet ruse. Duke na siguruar të gjitha armët që na duhen”, shtoi presidenti.



