Ish-kandidati republikan për president Mitt Romney kritikon Trump: Ka shkaktuar tronditje në mbarë botën

Ish-kandidati republikan për president Mitt Romney kritikon Trump: Ka shkaktuar tronditje në mbarë botën

Ish-kandidati presidencial i republikanëve dhe senatori i Utah, Mitt Romney, ka kritikuar ashpër presidentit e SHBA-së Donald Trump, duke thënë se ai ka shkaktuar tronditje në mbarë botën.

Në një artikull të “Washington Post”, Romney u shpreh se presidenca e Trump kishte pwsuar "një rënie të thellë". Romney ka qenë kritik i ashpër ndaj shefit të Shtëpisë së Bardhë në të kaluarën, por fitoi mbështetjen e tij në lidhje me qëndrimin në Utah.

Emërimi i personave të moshuar me përvojë  të vogël, braktisja e aleatëve që luftojnë pranë nesh dhe pretendimi i pamenduar i presidentit që Amerika ka qenë prej kohësh një "pinjoll" në çështjet botërore, ka përcaktuar presidencën e tij, ndërsa ka shtuar se "sjellja e tij gjatë dy viteve të fundit, veçanërisht veprimet e këtij muaji, dëshmojnë se presidenti nuk është ngritur në mantelin e zyrës".

Në artikull e Post, Romney vlerësoi shumë nga politikat e Trump, siç janë reformat e tij tatimore dhe emërimi i gjyqtarëve konservatorë, të cilët ai i quajti  "republikanët kryesorë të cilët kanë kontribuar  për vite".

Por më tej ai vazhdoi : "Një president duhet të na bashkojë dhe të na frymëzojë që të ndjekim 'engjëjt tanë më të mirë'. Një president duhet të tregojë cilësitë thelbësore të ndershmërisë dhe integritetit dhe ta mbajë një ligjërat kombëtare me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Si komb, ne kemi qenë të bekuar me presidentët që kanë bërë thirrje për madhështinë e shpirtit amerikan, por ai shtroi se bota gjithashtu po shikon dhe se. "Fjalët dhe veprimet e Trump kanë trazuar botën".

Romney tha se do ta mbështeste presidentin në politikat që ai mendonte se ishin në interesin të Utah-ut ose SHBA-së, por ai kundërshtoi  veprimet përçarse, raciste, seksiste, anti-emigrante, të pandershme ose shkatërruese ndaj institucioneve demokratike.

Pas publikimit të artikullit, disa kanë spekuluar se Romney po e poziciononte veten si një kandisat ndaj Trump duke siguruar nominimin për president nga partia republikane.

Por si gjithmon nuk mungoi edhe përgjigja nga ana e presidentit Trump duke iu përgjigjur kritikës së Romney nga Twitteri, duke i kujtuar atij se ishe një lojtar i ekipit.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj kërkese për koment pas akuzave të senatorit republikan.

Romney është duke mbajtur një qëndrim të pavarur dy ditë para se të marrë detyrën të enjten. Nuk është e qartë nëse Trump do të përballet me një sfidë serioze në vitin 2020 për të siguruar emërimin presidencial të partisë republikane.

Në shkurt të vitit të kaluar, Trump miratoi kandidimin e Romney në Utah për një vend në Senat si republikan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy