Operacioni në kampin MEK/ Rusta: Prokurori Mara ka kryer hetim të veçantë tetë mujor ndaj grupit të strukturuar kriminal

Operacioni në kampin MEK/ Rusta: Prokurori Mara ka kryer hetim të veçantë tetë mujor ndaj grupit të strukturuar kriminal

Për rreth katër orë forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe forcat RENEA, zbarkuan dje për herë të parë në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, ku janë të strehuar anëtarë të opozitës iraniane. Operacioni është kryer në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata pas kërkesës së SPAK, ndërkohë forcat e policisë shqiptare janë hasur edhe me rezistencën e iranianëve brenda në kamp. Gazetari Arsen Rusta, ka bërë të ditur për MCN live, se hy aksion erdhi pas një hetimi tetë mujor të prokurorit të SPAK, Vladimir Mara. Urdhrin për kontrolle e ka lëshuar GJKKO, pas dyshimeve për terrorizëm dhe sulme kibernetike. "MCN live ka mundur të mësoj se për afro tetë muaj prokurori i SPAK, Vladimir Mara, ka kryer një hetim të veçuar, disa procedime penale sa i përket një grupi të strukturuar kriminal të krimeve kibernetike, kompjuterike, thirrje e nxitje të urrejtës, ndaj një shteti tjetër, qoftë edhe jo partner i Shqipërisë dhe poashtu aktivitete kriminal. Për këtë i është drejtuar Gjykatës e ezauruar një mandat kontrolli, duke sekuestruar të paktën disa qendra laboratorëve kompjuterike, nga të cilat nga këto ambiente, anëtarë të MEK bënin thirrje dhe nxitje të protestave në Iran, duke qenë një aktivitet të paligjshëm, sipas shtetit shqiptar, ku nga një territor qoftë në një vend jo mik siç është Irani, ndërkohë nga ana tjetër MEK thotë ky është aktiviteti jonë dhe nuk kemi shkelu asnjë ligj, nuk kemi cenuar asnjë raport por shteti shqiptar ka zgjedhur të mbajë krahun e Iranit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy