Lamtumira për Kryepeshkopin Anastas/ I pranishëm në ceremoni kryeministri grek Mitsotakis (FOTO)

Lamtumira për Kryepeshkopin Anastas/ I pranishëm në ceremoni kryeministri grek Mitsotakis (FOTO)

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i është bashkuar sot ceremonisë së lamtumirës së fundit për Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos. 

Kreu i qeverisë greke ka hyrë në ambientet e katedrales “Ngjallja e Krishtit” rreth orës 11:00, fill pas nisjes së meshës nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu.

Pas homazheve para arkëmortit ai shtrëngoi dorën me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD Sali Berisha. 

Mistotakis ndodhet në ceremoni bashkë me 5 ministra të kabinetit qeveritar si dhe liderin e opozitës greke, si dhe Kryepeshkopin e Athinës.

Pjesë e axhendës së ceremonisë mortore, është edhe fjala që pritet të mbajnë Mitsotakis dhe Rama. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy