Byreku shqiptar tejkalon kontinentet/ Historia e suksesit të shkodranes në Boston

Byreku shqiptar tejkalon kontinentet/ Historia e suksesit të shkodranes në Boston

Ushqimet tradicionale shqiptare po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në botë, falë emigrantëve që i kanë sjellë recetat dhe shijet e vendit në tregjet ndërkombëtare.

Në “Zgjohu me MCN” u soll historia frymëzuese e Elena Lekajt, shkodranes që sot është pronare e 10 restoranteve në Boston, ku ndër të tjera shërbehet byreku tradicional shqiptar. Historia e saj nis me arratisjen dramatike të familjes përmes Liqenit të Shkodrës në vitin 1988.

E kam nisur nga zero. Sot bëj edhe byrekun tradicional të Shkodrës. 

Në vitin 1988 u arratisëm me anije, u dorëzuam në Krajë dhe kërkuam strehim politik. Prisnim vizën pa e ditur se çfarë na priste. Ishte një natë e frikshme dhe e trishtë. Unë isha vetëm 16 vjeç.

Pas qëndrimit në Jugosllavi, familja udhëtoi drejt Bostonit në vitin 1991, ku filluan nga e para. 

Puna jonë e parë ishte shumë e vështirë. Babai nisi si larës pjatash, unë punova gjithkund ku munda. Hapat i kemi hedhur ngadalë. 

Më pas, pasi u njoha me bashkëshortin, filluam të hapnin restorantet e para. 

Nga emigrantë të sapoardhur, sot Elena dhe familja e saj drejtojnë një zinxhir prej dhjetë restorantesh.

Njerëzit na njohin për gatimet tona. Kur kemi organizuar darka shqiptare, janë afruar të shohin procesin dhe u ka pëlqyer gjithmonë. 

Bëjmë mantija, pispili, byrek tradicional. Kemi punonjës të shumtë dhe ua kam mësuar vetë recetat. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy