Fund spektakolar, Tirana mposht Vllazninë dhe fiton Superkupën e Shqipërisë

Fund spektakolar, Tirana mposht Vllazninë dhe fiton Superkupën e Shqipërisë

Tirana është fituesja Superkupës së Shqipërisë. Kampionët në fuqi, mposhtën Vllazninë me rezultatin 3-2. 

Shkodranët kaluan të parët në avantazh me Esat Malën në minutën e 7-të, por bardhblutë barazuan shifrat me një supergol të Patrick pak minuta para se të mbyllej pjesa e parë. 

E dyta ishte edhe më spektakolare, me Tiranën që kaloi në avantazh me Hasanin në minutën e 56-të. 

Latifi barazoi shifrat me penallti në minutën e 86-të dhe u mendua se ndeshja do shkonte me shtesa, por nuk ndodhi kështu. 

Në minutën e 92, ishte Redon Xhixha, i cili përfitoi nga një top i mbetur në zonë, për ta dërguar në rrjetë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe Tirana merr kështu Superkupën e Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy