Ndryshimet klimatike, 20 mijë persona marshojnë në Bruksel

Ndryshimet klimatike, 20 mijë persona marshojnë në Bruksel

Bruksel- Mbi 20 mijë protestues morën pjesë në marshimin e përvitshëm të organizuar nga Koalicioni i Klimës, i cili bashkon rreth njëqind OJQ, sindikata dhe lëvizje qytetare për të kërkuar veprime konkrete nga Belgjika, BE dhe bota.

Marshimi nisi në orët e para të pasdites në Gare du Nord dhe vijoi në rrugët e distriktit të institucioneve evropiane.

 “Duam një planet të banueshëm dhe të shëndetshëm”, “Kundër ndryshimit të klimës” janë disa nga parullat në tabela dhe pankartat të cilat i mbanin në duar protestuesit.

Qytetarët që protestuan kërkojnë që  liderët botërorë në Cop28  të respektojnë angazhimet e tyre.

Liderët botërorë u mblodhën në Cop28 në Dubai kundër ndryshimit të klimës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy