Gazmend Agaj, i cili ka qenë pjesë e organizatave për monitorimin e zgjedhjeve në Ukrainë, rrëfeu në edicionin e lajmeve në MCN TV komunikimet me qytetarë ukrainas para sulmit të Rusisë. Agaj tha se ukrainasit nuk e kanë besuar se do të ndodhte sulmi rus deri në dy ditët e fundit. Ai mendon se ky ka qenë një vendim që Vladimir Putin e ka pasur në mendje për ditë të tëra.
Kam qenë edhe sot në komunikim me qytetarë ukrainas me të cilët kam qenë në mision si vëzhgues. Situata ka ndodhur jo vetëm në Lindje, por edhe në Perëndim. Njerëzit janë në panik, janë të mbyllur. Edhe ata vet s’e kanë besuar që do të ndodhte ky pushtim, ky sulm i befasishëm nga Rusia. Dy ditët e fundit kur u vendos alarmi, janë shqetësuar. Në Perëndim janë më të qetë se sa në Lindje. Kur shikoj rrugët bosh, duket luftë. Janë larguar për në qytete më në Perëndim për t’iu shmangur tensioneve më të përshkallëzuara. Putini ka kërkuar gjithmonë që Ukraina të drejtohej nga një qeveri pro ruse që ta kishte nën kontroll. Nuk është vend anëtar i NATO-s Ukraiana. NATO vetëm nëse preken vendet anëtare si Lituania do ndërhyjë. Do ketë patjetër shpërngulje popullsie drejt Ukrainës dhe vendeve balltike. Mendoj që ishte një vendim që e ka pasur në mendje Putini për ditë të tëra”, u shpreh ai.



