
Gjatë ditës së djeshme nisi qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Arbrit, një premtim ky i disa qeverive, i cili duket se është drejt finalizimit, pasi përfundimi i plotë do të jetë në muajin prill të vitit të ardhshëm.
Investimi do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes Tiranës dhe Peshkopisë, ndërkohë që në një lidhje skype për edicionin e lajmeve të MCN TV deputeti i Partisë Socialiste Lavdrim Krashi tha se kjo rrugë do të sjellë zhvillim për zonën dhe më gjerë.
I pyetur lidhur me pretendimin e demokratëve se Rruga e Arbrit do të ketë një tarifë prej 8 eurosh, Krashi tha se mund të flasë për situatën aktualisht dhe se nga informacionet që ka nuk do të ketë tarifë.
Intervista:
Z. Krashi, gjatë ditës së djeshme nisi qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Arbrit, një premtim ky i disa qeverive, i cili duket se është drejt finalizimit, pasi përfundimi i plotë do të jetë në muajin prill të vitit të ardhshëm. Çfarë do të thotë ky projekt për qarkun e Dibrës dhe zhvillimin që pritet të këto zona?
Krashi: Unë e shikoj edhe më gjerë se kaq sepse do të sjellë shumë zhvillim për Qarkun e Dibrës. Rruga e Arbrit do të sjellë zhvillim më të gjërë. Ajo afron distancën që tashmë bëhet në më pak se dy orë. Rruga e Arbrit është e vlefshme për tu qarkulluar nga Dibra drejt Tiranës, por nuk është hapur plotësisht. Por po ashtu do të ketë zhvillim shumë më gjerë.
Ndërkohë z. Krashi, partia demokratike pretendon se rruga do të jetë kundrejt një pagese prej 8 eurosh. Si qëndron e vërteta z, Krashi, do të këtë pagesë për qytetarët që do kalojnë në këtë segment?
Krashi: Ne flasim për situatën sot. Nuk e di kujt informacioni i referohen kolegët e PD. Unë e thash që rruga e Arbrit është në ndërtim ende. Unë mund të them që nga ato që di unë nuk do të ketë asnjë pagesë. Rrugës do ti gëzohen të gjith pavarësisht kaheve politike.
Kjo është eksperienca juaj e parë si deputet, si e ndani kohën, mes angazhimeve në kuvend dhe takimeve me banorët?
Krashi: Koha ime është 4 ditë në Tiranë dhe 2 ose 3 ditë në Qarkun e Dibrës. Unë jam kryetar i dy komisioneve dhe nënkryetar i komisionit të Integrimit dhe atij të Jashtëm për një komision tjetër.



