
Ministrat e Brendshëm të BE-së u mblodhën sot për një takim urgjent në përpjekje për të zbutur tensionet mbi migracionin ilegal.
"Ne nuk duhet të punojmë në një krizë kur ajo lind, ne kemi nevojë për një kornizë të vetme të bazuar në ligjin e BE-së," tha Komisioneri Evropian që koordinon punën e Komisionit për një Pakt të Ri për Migracionin dhe Azilin, Margaritis Schinas, duke u bërë thirrje vendeve anëtare të miratojnë ligje të reja për migracionin, raporton Reuters.
"Si evropianë duhet të merremi me këtë çështje të migrimit të parregullt," tha ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin, i cili bëri thirrje për një takim urgjent pasi iu referua Italisë si "egoiste" për moslejimin zbarkimit të anijeve me emigrantë, dhe më pas deklaroi se Franca do nuk pranon më rreth 3000 emigrantë që Parisi kishte rënë dakord më parë. Ai deklaroi se qëndrimi i tij nuk do të ndryshojë nëse Italia nuk pranon të punojë në këtë drejtim dhe të pranojë emigrantë.
Përpara takimit, komisioni ekzekutiv i BE-së parashtroi një plan veprimi prej 20 pikash, i projektuar për të adresuar problemin në rritje të migracionit në Mesdheun qendror, dhe një nga fokuset e këtij plani ishte forcimi i bashkëpunimit me vendet e botës së tretë nga ku mbërrijnë një numër i madh emigrantësh.
Marrja e përgjegjësisë për ata që arrijnë në BE ilegalisht me anije ka qenë prej kohësh një pikë mosmarrëveshjeje midis vendeve anëtare dhe këtë muaj Parisi dhe Roma u përplasën nëse do të pranonin “Ocean Viking”, i cili mbante 234 emigrantë të refuzuar nga Italia, sipas Reuters.
Mbi 90 000 emigrantë dhe refugjatë mbërritën në BE këtë vit nga Afrika e Veriut në Itali ose Maltë, që është një rritje prej 50 për qind krahasuar me vitin 2021.



