Eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi, moratoriumin e gjuetisë e cilëson si garantim të habitatit dhe faunës, por ngre shqetësim se një moratorium i tillë limiton aktivitetin e 15 mijë gjuetarëve të licencuar dhe se mund të shtojë gjuetinë e paligjshme
Në emisionin MCN Economy, deklaroi se moratoriumi ka zëvendësuar mungesën e kontrollit të territorit, duke iu referuar zgjatjes nga 3 me 5 vite të tjerë të tij.
Sipas Lazimit, kur nuk kontrollojmë dot territorin, vendosim ndalim total të gjuetisë.
Do të duhet të trajtojmë grupe interesi, grupin e gjuetarëve të licencuar. Nuk kemi studim që të kemi pasur vlerësim faktik se si ka qenë situata e mëparshme dhe si është sot. A kemi pasurim të faunës?
A kemi garanci që nuk kemi zhdukje të specieve të veçanta? Akoma nuk kemi bërë një ballafaqim nëse duhet të kemi moratorium tjetër apo jo. Moratoriumi është dështim i kontrollit të shtetit.
Kjo nuk mund të shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Lidhur me 1583 fishekë të përdorur në vitin 2019 dhe mbi 150 mijë fishekë për vitin 2020, Lazimi shtoi se duket se në vitin 2020, gjuetia është kthyer në sport rekreativ.
Por ai ngriti si problem faktin se nuk kemi shifra sa mund të gjuajnë të paligjshmit, duke thënë se mund të gjuajnë me armë gjahu ose jo.
Edhe për peshkimin jemi një nga vendet në Europë që kemi peshkim të paligjshëm të daterit dhe e shërbejmë në restorante si diçka unike. Në një kohë që nuk kemi industri peshkimi.
Si për peshkimin, ti limiton numrin e kallameve, por ke peshkim me dinamit. Të gjitha këto janë pasoja të diçkaje që nuk e kontrollon dot. Ka diçka që nuk shkon me numrin e fishekëve.
Është një sport duhet një kontroll rigoroz edhe për licencim. Japim më shumë përgjegjësi ligjore nëse ndodh diçka që nuk shkon, mbajnë përgjegjësi ligjore edhe vetë gjuetarë ka nevojë për inventarizim çfarë duhet gjuajtur dhe çfarë jo.
Këtë nuk e bën dot një amator. Efekti ekonomik nuk është thjesht te komuniteti i gjuetarëve, por edhe te turizmi. Produktet shtazore janë nga atraksionet në bujtina, si lepuri i egër.
Hajde të kufizojmë se cilat specie duhen gjuajtur. Dhe ku ka mangësi duhet shtim i këtyre specieve dhe gjuajtje e tyre.



