Tradita që zbehu epoka dixhitale/ Në SHBA miratohet ligji që rikthen në shkolla mësimin e bukurshkrimit

Tradita që zbehu epoka dixhitale/ Në SHBA miratohet ligji që rikthen në shkolla mësimin e bukurshkrimit

Shkrimi i dorës po kthehet në një traditë të vjetëruar në epokën e smartfonëve. Ndryshe nga vite më parë, këtij shkrimi nuk i jepet më rëndësia e dikurshme në vitet e para të arsimimit. Ligjvënësit e Ohajos kanë miratuar së fundmi një ligj, që parashikon orë mësimore gjatë të cilave u mësohet fëmijëve se si të shkruajnë bukur me dorë.

Ligji i kaluar në Senatin e Ohajos e detyron bordin shtetëror të arsimit të zhvillojë një program mësimor që përfshin mësimin e fëmijëve nga kopshti deri në klasën e 5-të për të shkruar me dorë.

Ligji i ri parashikon që nxënësit duhet "të zhvillojnë deri në fund të klasës së pestë aftësinë për të shkruar letra dhe për të krijuar dokumente të kuptueshme duke përdorur shkrimin e dorës".

Ligji është propozuar për herë të parë në shkurt të 2017-s, por u kundërshua nga disa ligjvënës, që e cilësuan shkrimin e dorës si aftësi jo shumë të rëndësishme.

Ligji i miratuar këtë javë nuk i detyron mësuesit të përfshijnë mësimin e shkrimit të dorës në programin e tyre, duke e bërë atë fakultativ.

Mbështetësit e kësaj nisme thonë se shkrimi i dorës nuk duhet të përfundojë në “koshin e historisë”, pasi ai rrit aftësinë e nxënësve për të nxënë.

Një prej tyre thotë se studimet "kanë treguar se të mësuarit e shkrimit të dorës i ndihmon nxënësit të mësojnë si të gërmëzojnë dhe lexojnë, sidomos fëmijët me disleksi".

Për më tepër, fëmijët që nuk njohin mirë shkrimin e dorës mund të mos kenë aftësinë për ta lexuar atë dhe për këtë arsye nuk do të jenë në gjendje të deshifrojnë dokumente historike si Deklarata e Pavarësisë. "Historia jonë është e gjitha e shkruar me dorë", thonë ata që kanë votuar ligjin.

Projektligji duhet të marrë dritën jeshile të Dhomës së Përfaqësuesve të Ohajos para se të nënshkruhet nga guvernatori. Shteti i Ohajos nuk është i vetëm në përpjekjen për të kthyer në shkolla shkrimin kursiv të dorës. Ligje të ngjashme kanë kaluar edhe shtete të tjera.

Mësimi i shkrimit kursiv (i pjerrët) ka qenë i detyrueshëm për nxënësit amerikanë deri në vitin 2010, kur u paraqit një standard i ri arsimor që nuk e sheh si të domosdoshme këtë praktikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy