Rama: Ndryshimet kushtetuese i votojmë më 30 korrik, opozita të mos nxjerrë alibi absurde

Rama: Ndryshimet kushtetuese i votojmë më 30 korrik, opozita të mos nxjerrë alibi absurde

Kreu i maxhorancës është i bindur për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në seancën e së enjtes. Duke iu drejtuar opozitës, Rama shprehet se këto ndryshime nuk përjashtojnë listat e hapura 100%.  

Miqve të PD u them shumë thjesht: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë jo ju, po as ne nuk e ndryshojmë dot, sepse ky është qartësisht vullneti i shqiptarëve edhe përtej partive që sot janë në Parlament! Fatmirësisht risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju! Ju doni lista të hapura 100%! Votimi i 30 korrikut nuk e pengon këtë. Jemi gati ta diskutojmë pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor s’e nuk ndaheni dot nga LSI! As këtë s’e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim po të keni vullnet pozitiv”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë akuzon opozitën se po përpiqet të zvarrisë procesin.

Shkurt, pengesa juaj sot nuk është as kushtetuese, as juridike,po thjesht politike!Ju doni të merrni peng hapjen e listave e të zvarrisni procesin me alibira absurde. Por për këtë s’keni konsensus nga ne dhe mund ta bëni pa ne, siç bëtë kur dogjët mandatet e kur ikët nga zgjedhjet! Shqipëria është shumë e vogël për sherre e mosdakordësira që zmadhohen nga hiçi dhe pushteti shkon e vjen po Shqipëria mbetet, prandaj mendoni pak më shumë për Shqipërinë dhe pak më pak për sherrin e radhës, se me sherr as keni fituar e as fitoni dot ju, po lëndohet Shqipëria”, shkruan ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy