
Në seancën e radhës për çështjen “Partizani”, përfaqësuesit e SPAK deklaruan se nuk kanë asnjë kundërshti lidhur me kërkesën për pyetjen e Kryeministrit Edi Rama.
Prokuroria e Posaçme theksoi se i qëndron një qëndrimi procedural, duke lënë në vlerësimin e gjykatës pranimin ose jo të këtyre kërkesave.
“Ne nuk kemi kundërshti, le ta vendosë gjykata”, u shprehën përfaqësuesit e SPAK gjatë seancës.



