Video/ Policë të armatosur dhe me skafanda, dalin pamjet e operacionit “Shpirti”

Video/ Policë të armatosur dhe me skafanda, dalin pamjet e operacionit “Shpirti”

Zbardhen detaje dhe dalin disa pamje nga operacioni ndwrkombwtar i koduar "Shpirti". Në operacionet e arrestimeve janë angazhuar 200 forca policore nga reparti special RENEA, FNSH Tiranë e Fier, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Gjirokastër e Durrës.  Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 armë zjarri dhe rreth 60 mijë euro cash.

Interpol Tirana dhe Fast Albania po bashkëpunojnë me homolgët për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të këtij operacioni.

Edhe në këtë operacion Policia e Shtetit tregoi profesionalizëm të lartë dhe besueshmëri te partnerët, e shprehur kjo edhe gjatë konferencës së përbashkët të zhvilluar paraditen e sotme në ambientet e SPAKU-t, nga krerët e policive dhe agjencive ligjzbatuese pjesëmarrëse në këtë operacion.

Sigurojmë qytetarët dhe homologët se Policia e Shtetit është shumë e vendosur dhe e angazhuar maksimalisht për të punuar dhe bashkëvepruar me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim parandalimin, evidentimin, hetimin dhe goditjen e krimit të organizuar në cilëndo fushë që ai shfaqet.

Operacioni i koduar 'Shpirti' shkatërroi organizatën ndërkombëtare të trafikut të ndërkombëtar të drogës, korrupsionit me detyrën dhe pastrimit të parave, ku ishin të përfshirë 38 persona.

Nga 38 urdhër-arrestet, 28 të arrestuar nga SPAK në Shqipëri, 10 të arrestuar më herët.Bazat e grupit kriminal të goditur janë në Vlorë, Kavajës, Tepelenë, Lazarat dhe në Tiranë. Grupi kriminal vijonte trafikun e drogës edhe pas goditjes së dy operacioneve të mëparshme

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy