“TEC-i”, tre në pranga për ankandet në Fier

“TEC-i”, tre në pranga për ankandet në Fier

Policia e Fierit ka ndaluar tre persona, që të tre ish-punonjës të TEC-it të Fierit dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Flamur Fejzulla, 49 vjeç, banues në Peshtan të Fierit dhe ish-përgjegjës i TEC-it të Fierit, Artem Rusto, 43 vjeç, banues në Zharrës, ish-magazinier po në këtë TEC dhe Qemal Vrenozi, 41 vjeç, ish-drejtor i TEC-it janë arrestuar, ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasit me inicialet P.P. 53 vjeç dhe T.B., 65 vjeç, që të dy banues në Tiranë.

Policia thotë se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë periudhës 2012-2013 që kanë qenë në detyrë i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 209 milion lek nga ankandet publike të kryera në atë periudhë ku kanë favorizuar firmën e shtetasit T.B.

Për këta shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për shtetasin Qemal Vrenozi masën e sigurisë "Arrest shtëpie".  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy