Spaho: Emrat për Presidentin duhet t’i jepte opozita, Basha po bën takime kafenesh (VIDEO)

Spaho: Emrat për Presidentin duhet t’i jepte opozita, Basha po bën takime kafenesh (VIDEO)

Deputeti i PD-së Edmond Spaho deklaroi në MCN Live se procesi për zgjedhjen e Presidentit është farsë, pasi sipas tij nëse Rama do ta kishte seriozisht, propozimet do t’i bënte opozita. Spaho i konsideroi si takime kafenesh ato të Lulzim Bashës me demokratët, duke u shprehur se ai është një figurë tanimë e djegur.

Lidhur me Kuvendin e 30 prillit, Spaho tha:

Ne pranuam të shtyjmë Kuvendin, për dy arsye, e para se duhet të zhvillohej procesi zgjedhor, e dyta për të dhënë kohë që dy krahët të merrnin pjesë në proces dhe të arrihej bashkimi që kërkojmë prej kohësh. Procesi në bazë ka shkuar relativisht mirë. Kushdo që ka pasur dëshirë ka kandiduar. Komisioni i Rithemelimit nuk i ka shqyrtuar kandidaturat për seleksionime. Kushdo nga kryetarët aktual mund të kandidonte. Një pjesë ka kandiduar, edhe ka që kanë fituar. Dy kritere kemi pasur, të hiqet dorë nga politika e përjashtimeve dhe zgjedhje në bazë të votës”.

Ndërsa u ndal te procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri, deputeti demokrat deklaroi:

Procesi i drejtuar nga Rama është një farsë. Po përpiqen ta shesin si proces përbashkues, me pjesëmarrje të gjerë dhe konsultime. Rama ka kohë që e ka ndarë mendjen e tij se kush do të jetë President. Me gjasa do jetë femër. Po teston emrin. Emrin e ka në mendjen e tij, do një Presidente kukull sa për fasadë, që të marrë urdhra nga Rama.  Nëse e ka seriozisht gjithpërfshirjen dhe konsultimet, do ishte krejt normale që propozimet për President t’i jepte opozita dhe të zgjidhte një nga kandidaturat e opozitës”.

Spaho tha se nuk janë Berisha dhe Meta autorë të peticionit kundër Yuri Kim, duke shtuar se vetë ambasadorja amerikane pranoi ndërhyrjet në gjyqësor.

S’është sekret, e pranojë vetë ambasadorja që ka ndërhyrë në gjyqësor, që sipas saj të zbatohet drejtësia. Kodi Civil e thotë qartë, kanë të drejtë të ankimohen vetën palët. Palë është vetëm Komisioni i Rithemelimit. T’i japësh atribute të palësh Alibeajt është shkelje e Kodit Civil.  Nuk është as Berisha as Meta iniciues i peticionit, kanë dalë autorët. Konventa e Vjenës i ndalon ndërhyrjet në punët e brendshme të një partie”.

Spaho tha se aktualisht Komisioni i Rithemelimit ka rreth 16-17 deputetë të deklaruar pro, ndërsa shtoi se mund të dalin të tjerë pas Kuvendit.

Shpresoj që të gjithë t’i bashkohen Kuvendit të 30 prillit dhe u bëj thirrje të gjithëve të marrin pjesë në këtë Kuvend. Ne s’kemi ndërmend të bëjmë parti të re, se ç’bën Basha...Basha del pi kafe me një apo dy tavolina. Ai s’doli kur duhet të dilte. Politikisht për këto nivele që ëndërron, si kryetar partie, ka marr fund, është djegur si figurë. Në PD nuk kthehet më. Nëse krijon parti tjetër puna e tij. Janë 16-17 të deklaruar pro Komisionit të Rithemelimit dhe pastaj ka edhe të tjerë që do të dalin pas Kuvendit. Berisha ka më shumë energji se sa ne që jemi më të rinj. PD kishte nevojë të shkundej, tre palë zgjedhje të humbura”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy