Haradinaj: Marrëveshja me Serbinë nuk nënkupton falje të krimeve

Haradinaj: Marrëveshja me Serbinë nuk nënkupton falje të krimeve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për bisedimet me Serbinë, për marrëveshjen përfundimtare, pajtimin, dhe çështjen e të pagjeturve.

Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, Haradinaj tha se qeveria që ai drejton është marrë intensivisht me kategoritë që meritojnë kujdes të veçantë, mirëpo për shkak të ndjeshmërisë së rasteve, jo në të gjitha rastet është njoftuar opionioni.

Më tej kreu i qeverisë foli edhe për marrveshjen me Serbinë, për të cilin tha se një gjë e tillë nuk nënkupton faljen e krimeve të kryera, por nënkupton vendosjen e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

"Nga marrja e përgjegjësisë qeverisëse, jemi interesu për kategoritë që meritojnë kujdes të veçantë,  njëkohësisht edhe për temën e të pagjeturve. Në të njëjtën kohë kemi punu që kjo temë të avancohet edhe më tutje. Pajtimi me Serbinë nuk është falje e krimeve por është vendosje e marrëdhënieve bilaterale, dhe këtë do të ndihmojë edhe zgjidha e çështjes së të pagjeturve”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj në fund tha se çështja e të pagjetureve nga lufta e fundit në Kosovë nuk është formalisht në temat e dialogut të tashëm, mirëpo potencoi se kësaj çështjeje i është rikthyer rëndësia ka pasur gjithmonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy